KOMUNIKATË PËR SHTYP

SPAN-K ZYRTARIZON THEMELIMIN: INDUSTRIA E PRODUKTEVE ALTERNATIVE TË NIKOTINËS BASHKOHET PËR SHËNDET, SIGURI DHE ZHVILLIM

Prishtinë, 6 Maj 2025 – Shoqata e Kosovës për Produktet Alternative të Nikotinës (SPAN-K) u lançua zyrtarisht të hënën në një event të organizuar në Prishtinë, duke mbledhur së bashku përfaqësues të industrisë, profesionistë të shëndetësisë, media dhe aktivistë për të hapur një faqe të re në qasjen ndaj produkteve me risk të reduktuar në vendin tonë.

SPAN-K ka për qëllim të promovojë një rregullim ligjor të drejtë dhe të balancuar, të bazuar në fakte shkencore, që mbron shëndetin publik, nxit zhvillimin ekonomik dhe ndalon informalitetin.

Sipas të dhënave të prezantuara gjatë eventit:
– Mbi 32% e të rriturve në Kosovë janë duhanpirës, ndërsa rreth 250,000 janë të interesuar të kalojnë në alternativa më të sigurta.
– Rreth 50,000 qytetarë tashmë përdorin produkte me avullim (vapes), duke gjeneruar mbi 25 milionë euro qarkullim vjetor.
– Megjithatë, mungesa e informimit publik rreth produkteve dhe rregullimit të duhur ligjor rrezikon të shtyjë konsumatorët drejt tregut të zi dhe të rrezikojë shëndetin e tyre. 

“SPAN-K është krijuar për të qenë një partner i përgjegjshëm, që bashkëpunon me shtetin dhe publikun për të ndërtuar një treg të rregulluar, të sigurt dhe etik,” u theksua nga organizatorët në fjalimin e hapjes.

Për të parë prezantimin e plotë të përdorur gjatë ngjarjes, si dhe artikuj edukativë të publikuar nga SPAN-K, mund të vizitoni: https://span-k.com/blog

Ngjarja u përmbyll me një thirrje të qartë: të mos luftojmë alternativat, por ta bëjmë më të sigurt tranzicionin drejt tyre, me rregullim ligjor të duhur, certifikim të produkteve dhe fushata edukimi.

📽️ Shikoni videon me pamjet më të mira nga eventi këtu


📞 Për më shumë informacion apo për bashkëpunim, kontaktoni në:
[email protected] | +383 45 362 455
🌐 www.span-k.com

Scroll to Top