Roli i SPAN-K në avokimin për një rregullore të drejtë

SPAN-K do të angazhohet aktivisht në avokimin për një rregullore të drejtë që mbështet industrinë e avullimit dhe ndihmon në parandalimin e masave kufizuese të padrejta. SPAN-K, po ashtu, synon të angazhohet edhe për:

  1. Kontribut direkt në draftimin e ligjit
    • Anëtar i SPAN-K është edhe kompania Evapify – e pranishme në 24 shtete dhe me eksperiencë të gjerë ndërkombëtare;
    • Anëtarët e SPAN-K ofrojnë praktika të verifikuara dhe modele ligjore funksionale nga BE dhe jashtë saj;
    • SPAN-K synon në kontribuimin e një ligji të drejtë, të zbatueshëm dhe në linjë me standardet evropiane.
  2. Fushatë kombëtare: “Lëre Cigaren për 45 Ditë”
    • SPAN-K ofron program gjithëpërfshirës për reduktimin e dëmit dhe promovimin e zgjidhjeve më të sigurta.
    • SPAN-K ofron mbështetje edukative dhe psikologjike, produkte alternative me zbritje, si dhe rrëfime suksesi dhe ndjekje të progresit.
  3. Bashkëpunim me shkolla për kontroll të konsumit
    SPAN-K do të punojë me përfaqësues të shkollave dhe komunave të ndryshme, për:
    • edukim të hershëm të të rinjve për rreziqet e nikotinës;
    • trajnim të mësimdhënësve për identifikim dhe reagim në rast të përdorimit të nikotinës në shkolla; dhe
    • krijimin e mjediseve shkollore pa nikotinë.
  4. Financimi të një linje raportimi anonime
    SPAN-K do të krijojë një linjë telefonike dhe një platformë digjitale për të raportuar lidhur me shitjen e produkteve të nikotinës të miturve dhe konsumimin e produkteve të nikotinës nga persona të mitur.
  5. Partneritet të hapur me institucione
    • SPAN-K është e gatshme për bashkëpunim me institucionet publike, në veçanti Ministrinë e Shëndetësisë, Doganën, ATK-në dhe Kuvendin e Kosovës.
    • Objektiv i bashkëpunimi është draftimi i akteve ligjore që nuk ndëshkojnë progres por garantojnë siguri.
  6. Mbrojtje të mjedisit
    SPAN-K synon të marrë hapa konkret drejt mbrojtjes së mjedisit, përmes krijimit të një zgjidhjeje të qëndrueshme për riciklimin e produkteve alternative të nikotinës. Si një veprim i përbashkët me institucionet publike, SPAN-K është e gatshme të bashkëpunojë me kompani private të specializuara në riciklimin, grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve nga produktet.
Scroll to Top